89728100 2769589589827213 7629050206297784320 n 1 730x440 11 560x416 - Bizneset ne Ferizaj nuk e respektojne vendimin e Qeverise - vazhdojnë punën edhe sot


Përkundër masave të qeverisë për mbylljen e bizneseve dhe qendrave tregtare, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus, disa nga dyqanet në komunën e Ferizajit nuk po e respektojnë këtë vendim, shkruan Gazeta Insajderi.

Nga disa fotografi që kanë dërguar lexuesit e Insajderi, shihet që bizneset në këtë komunë po e vazhdojnë edhe sot veprimtarin e tyre.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës pas konfirmimit të dy rasteve pozitive me Coronavirus, ka ndërmarrë këto masa:

1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës;

2. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë;

3. Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar;

4. Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.