bon jovi cfare do te shkruaje kim ne autobiografine e saj kam bere video pornografike dhe jam bere e famshme 560x416 - Bon Jovi: Çfarë do të shkruajë Kim në autobiografinë e saj – kam bërë video pornografike dhe jam bërë e famshme
bon jovi cfare do te shkruaje kim ne autobiografine e saj kam bere video pornografike dhe jam bere e famshme - Bon Jovi: Çfarë do të shkruajë Kim në autobiografinë e saj – kam bërë video pornografike dhe jam bërë e famshme

Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, e ka komentuar ekspansionin e programe reale televizive në ditët e sotme, duke thënë se nuk e humb kohën për të shikuar familjen Kardashian apo emisionet si “Real Housewives”.

“Konsideroj se është gjë e tmerrshme që jetojmë në një botë të tillë dhe ju garantoj se nuk do t’i shpenzoja as 20 sekonda nga jeta ime për ato emisione ‘blla, blla’, Kardashianet apo diçka të ngjashme”.

“Nuk ua di emrat, nuk kam shikuar asnjëherë diçka të tullë dhe nuk është për mua”, ka thënë 56-vjeçari për The Sunday Project në Australi.

Lexo po ashtu:

Frontmeni i grupit ikonik “Bon Jovi” është pyetur edhe në lidhje me videon seksuale që e kishte xhiruar Kim Kardashian me ish-të dashurin Ray J, e cila u lansua në internet në vitin 2007.

“Çfarë do të shkruajë në autobiografinë tënde? Kam bërë një xhirim pornografik dhe ashtu jam bërë e famshme. Më falni, por mua nuk më intereson kjo gjë”, ka thënë këngëtari.

Muzikanti i njohur u ka rekomanduar personazheve të popullarizuara të ditëve të sotme që të kenë ndonjë qëllim dhe ta meritojnë vëmendjen e publikut.

“Shkruani një libër, bënë një fotografi, aktroni, studioni, bëni muzikë… Fama është, për shembull, efekt anësor i kompozimit të një kënge të mirë”, ka thënë rokeri. /Telegrafi/