bruna marquezine konfirmon ndarjen nga neymar vendimi ishte i tij 560x416 - Bruna Marquezine konfirmon ndarjen nga Neymar: Vendimi ishte i tij

Aktorja dhe modelja braziliane, Bruna Marquezine, ka konfirmuar se është ndarë nga futbollisti brazilian, Neymar.

Këto komente bukuroshja 23 vjeçare i ka bërë gjatë një evenimenti të mbajtur në Brazil, ndërsa nuk ka dhënë detaje për ndarjen e tyre.

bruna marquezine konfirmon ndarjen nga neymar vendimi ishte i tij - Bruna Marquezine konfirmon ndarjen nga Neymar: Vendimi ishte i tij

Bruna Marquezine (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Marquezine ka thënë se vendimin për t’i dhënë fund lidhjes e ka marrë Neymar dhe se akoma ka dashur në mes tyre.

“Ishte një vendim që erdhi nga ai, por akoma ka shumë respekt, shumë dashuri, për të dhe për gjithçka që kemi përjetuar”.

Lexo po ashtu:

“E dini se unë zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas sepse jam e detyruar të flas, por do të jetë vetëm një herë”, ka thënë Bruna në një intervistë.

bruna marquezine konfirmon ndarjen nga neymar vendimi ishte i tij 1 - Bruna Marquezine konfirmon ndarjen nga Neymar: Vendimi ishte i tij

Bruna Marquezine (Foto: Antony Jones/Getty Images/Guliver)

Sipas thashethemeve, çifti i ka dhënë fund lidhjes për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike, mirëpo modelja ka sqaruar se ndarja nuk ka pasur të bëjë me këtë gjë.

“Dua të jem e qartë se nuk është për këtë. Ishte një vendim i tij, por ka shumë dashuri dhe respekt, gjithçka është në rregull”, ka sqaruar ajo.

Çifti ka qenë në lidhje që nga viti 2012, edhe pse në disa raste e kanë ndërprerë përkohësisht lidhjen e tyre. /Telegrafi/