3 211 560x416 - Bylbyl Sokoli pritet të zyrtarizohet si trajner i Ferizajt

Ferizaj pritet shumë shpejt ta zgjedh pasuesin e Bekim Isufit.

Është trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës.

Gazeta Olle mëson se Sokoli, që njihet si “ilaçi” i Ferizajt, do të prezantohet nesër. Nëse Sokoli zyrtarizohet tek Ferizaj, kjo do të jetë hera e katërt që drejton klubin.

Dy herat e fundit bëri mrekullinë. Njëherë e inkuadroi në Superligë, e vitin e kaluar e shpëtoi pa rënë nga elita.

Misioni i Ferizajt edhe këtë edicion është mbijetesa. “Bardhë e kaltërit” deri të shtunën u drejtuan nga Bekim Isufi, i cili dha dorëheqje pas barazimit 1:1 me Feronikelin.

Të dielën, ferizajasit janë mysafir të liderit, Ballkani.