
Reperja amerikane duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në sjelljen e projekteve të reja.
Cardi B po punon për të sjell këngën më të re për tregun ndërkombëtar, i cili shumë shpejt do të jetë para publikut.
“Money”, do të titullohet kënga më e re, e cila do të shoqërohet me një video të veçantë.
Ajo këtë gjë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram, ku reperja është shfaqur e zhveshur dhe ka mbajtur një pozicion që mbulon zonat intime.
“Kënga ime e re solo do të titullohet ‘Money’ dhe do të publikohet të enjten në ora 12.30”, ka shkruar artisja në rrjetet sociale.
Theksojmë se reperja ka zgjedhur disa aksesorë për ti dhënë më shumë vëmendje fotografisë.
Ndryshe, krahas këngëve të reja 26-vjeçarja po vazhdon të mbajë koncerte anembanë globit. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.