Jashtë është ftohtë, por ekziston një pije magjike e cila do t’ju ngrohë edhe shpirtin edhe trupin – çokollata e ngrohtë me verë të zezë.
Ne për ju kemi një pije gjeniale të ngrohtë e cila do t’ju kthejë buzëqeshjen në fytyrë dhe me të cilën me siguri do ta keni më ngrohtë Pijen e ka shpikur një blogere amerikane duke i bashkuar dy gjëra të cilat njerëzit i adhurojnë – çokollatën dhe verën, ushqimin e lumturisë dhe pijen e perëndive. Tingëllon joshëse, por edhe më thjesht nuk mund të bëhet.
Ju nevojiten vetëm tre përbërës:
– Çokollatë e shkrirë, – Qumësht – Verë e zezë.
Përgatitja:
Më parë shkrini 60 g çokollatë të zezë në 350 ml qumësht në zjarr të lehtë për të përftuar çokollatë bazë të ngrohtë. Përzieni mirë përbërjen, pastaj në të qitni 250 ml verë të zezë dhe vazhdoni t’i përzieni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë. Njerëzit e pëlqejnë këtë recetë, çdo ditë publikojnë fotografitë e çokollatave të tyre të ngrohta me verë, në të cilat shtojnë edhe shkopthat e popullarizuar të kanellës. Kënaquni dhe argëtohuni!
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.