auto cokollata zeze stresi etj15258481241 560x416 - Çokollata mund të ngadalësojë plakjen

Çokollata duket të jetë shumë e mirë për shëndetin dhe ju ndihmon të jetoni më gjatë.

Një studim zbulon se çokollata, nëse hahet me shtesë të zinkut, aktivizon një kompleks që ngadalëson plakjen, shkruan “Mail Online”, transmeton ksp.

Shkencëtarët nga Gjermania kanë vërtetuar se zinku aktivizon polifenolet. Ky aktivizim mbron organizmin nga gazi që lind si produkt i mbeturinave të qelizave. Gazi që rezulton mund të dëmtojë ADN-në e një personi dhe konsiderohet të ketë një rol kyç në procesin e plakjes dhe lidhet me inflamacionet që mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Përveç çokollatës, çaji, kafeja dhe vera përmbajnë polifenolë, të cilët janë antioksidues të rëndësishëm, pasi ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave. Vetëm polifenolet nuk mund ta shpërbëjnë këtë gaz, por në kombinim me zinkun ato krijojnë “megakompleksin”.

Studimi u krye në Universitetin e Erlangen-Nuremberg, dhe për herë të parë efektet e këtij enzimi u hetuan pa përdorur metale të tilla si bakri dhe hekuri. Zinku është më pak toksik, në mbidoza mund të shkaktojë vjellje dhe të ndryshojë shijen.

Nga ana tjetër, hekuri shumë është i lidhur me sëmundjen e mëlçisë, diabetin dhe dështimin e zemrës, ndërsa bakri shkakton ethe, anemi dhe presion të ulët të gjakut. Më parë doli se çokollata në sasi të moderuar mund të jetë e shëndetshme për zemrën, dhe sipas hulumtimit të Harvardit, ajo na bën më të zgjuar.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.