
Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin vendor.
Këngëtarja gjatë këtij sezoni ka sjell këngë të reja si dhe ka mbajtur disa koncerte anembanë trojeve shqiptare.
Zeshkania është mjaft aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon fotografi dhe video të ndryshme.
E duke qenë edhe aktive në këto media online, bukuroshja jonë ka rritur edhe numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.
Tashmë Dafi është radhitur në mesin e artistëve që ka mbi një milion ‘followers’ në llogarinë personale në Instagram.
Kjo ka bërë që Zeqiri ta festojë këtë duke publikuar një imazh mjaft seksi në këtë rrjet social teksa shihet në të brendshme dhe sytjene.
Ndryshe, Dafina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.