dafina zeqiri thote se ka gati pese projekte te reja muzikore 560x416 - Dafina Zeqiri thotë se ka gati pesë projekte të reja muzikore

Dafina Zeqiri është rikthyer fuqishëm me projektet e reja muzikore.

Ajo së fundi solli dy këngë të reja në bashkëpunim me artsitin shqiptar, i cili njihet për hite të ndryshme, Noizyn.

“Kurgjo nuk kallxojna” dhe “A don Love?” janë dy bashkëpunimet e fundit të prishtinases, të cilat janë pritur mjaft mirë nga fansat dhe publiku.

dafina zeqiri thote se ka gati pese projekte te reja muzikore - Dafina Zeqiri thotë se ka gati pesë projekte të reja muzikore

Por, duket se nuk do të ndalet me kaq zeshkania jonë gjatë këtij viti pasi ka paralajmëruar videokëngë të reja.

Në fakt, ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se tashmë ka të gatshme pesë projekte të reja.

Lexo po ashtu:

“Kur e ki nja 5 projekte edhe nuk din cilën me qit ma përpara”, ka shkruar Dafina krahas videos, ku shihet duke vallëzuar në banjo.

Ndryshe, Dafina është angazhuar tejet shumë me koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/