delfini1 560x416 - Delfini del i ngrodhur dhe i dekompozuar në plazhin e Durrësit

Teksa të shumtë janë qytetarët që sot kanë ikur në plazh, madje edhe duke shkaktuar radhë kilometrike në akset kryesore që të çojnë në plazhet e vendit, në Durrës një delfin ka dalë në breg i ngordhur.

Në vendin e quajtur Kavalishenca, Durrës, deti ka nxjerrë në breg një delfin që fatkeqësisht ka qenë i ngordhur.

Sipas qytetarëve që kanë dërguar fotot për JOQ.al, delfini, rreth 2 metra i gjatë, ishte i dekompozuar dhe mbante erë shumë të rëndë, çka ka bërë që pushuesit të mënjanoheshin deri sa kanë mbërritur punonjësit e mirëmbajtjes.

Nga pamjet duket se delfini ka ditë që ka ngordhur, sepse trupi i tij ishte komplet i mykur dhe i deformuar, derisa sot dallgët e kanë nxjerrë në Durrës.