Mexhidi 870x5221 1 560x416 - ”Demokracia Studentore” e cilëson të parregullt procesin zgjedhor në USHAF

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka nisur zgjedhjet për Këshillin Drejtues dhe rektorin e këtij institucioni arsimor.

Por, këtë proces zgjedhor po e cilëson jo të rregullt organizata ”Demokracia Studentore” e cila drejtohet nga Mexhid Ramusa. Ramusa thotë se këto zgjedhje janë të pavlefshme pasi janë shpallur nga bordi i cili nuk është legjitim.

“Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj i ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhje të cilat janë të paligjshme për arsye se Këshilli Drejtues është emëruar në qeverisjen në dorëheqje të Haradinajt dhe kryetari i këtij këshilli është dhe anëtar i AAK-së dhe të gjithë janë të politizuar dhe arsyeja pse është i paligjshëm dhe duhet të shpërbëhet ky këshill është për arsye se të gjithë kanë lidhje familjare”,tha Ramusa.

Ramusa thotë se kanë kërkuar edhe nga prokuroria që të nis hetimet brenda këtij universiteti.

“Kemi kërkuar edhe nga prokuroria e shtetit që të flloj hetimet, por për arsye se rektori ka shumë ndikim të madh politik dhe është pjesë e PDK-së, prokuroria i ka heshtur këto. Një arsye tjetër është se këtu ka punësime të paligjshme, punësime familjare dhe ne vazhdimisht kemi kërkuar nga prokuroria që të nis hetimet, por nuk kemi gjetur zbatim”, tha Ramusa.

Në anën tjetër, rektori i Universitetit të Ferizajt Agron Bajraktari, nuk pranoi të flas për këtë çështje duke thënë se nuk është ai i cili ka emëruar Këshillin Drejtues dhe se nuk dëshiron të bie në një nivel me Ramusën.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.