shtylla 560x347 - Dëmtohet kablloja elektrike në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

KEDS-i, përmes një komunikate për media, bën të ditur se sot është dëmtuar kablloja elektrike gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te Veterniku.

Kjo ka shkaktuar mungesë të furnizimit në atë pjesë të qytetit duke lënë shumë qytetarë dhe biznese pa rrymë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe para dy javësh gjë që është e papranueshme, pasi po ndodh nga pakujdesia e kontraktorit, thuhet në komunikatë.

KEDS ka ofruar gjithë bashkëpunimin e vet për të evituar këso lloj prishjesh, por siç ka ndodhur edhe para dy javëve, justifikimi i kompanisë që po punon në ndërtimin e rrugës ka qenë se “nuk e ka ditur vendndodhjen e kabllove”.

“Ne kemi njoftuar edhe organet e rendit rreth këtij rasti dhe shpresojmë që ata do të ndërmarrin hapat e nevojshëm të cilët i parasheh ligji për raste të tilla. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë konsumatorëve që janë afektuar nga kjo prishje, por pa fajin tonë dhe sigurojmë që po e bëjmë të pamundurën për sanimin e kësaj prishjeje”, përfundon komunikata.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.