Dënohen me burg dy persona në Ferizaj për shitblerje të drogës

auto droge 718x44015397734631 - Dënohen me burg dy persona në Ferizaj për shitblerje të drogës

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.D i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktgjykim dënues është shpallur edhe ndaj të pandehurit I.I për shkak të veprës penale “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga të pandehurit, të pandehurit I.D. i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë e njëqind (1.100) euro, ndërsa të pandehurit I.I i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti.

“I pandehuri I.D akuzohet se në muajin gusht 2018 në banesën e tij i është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me sasi rreth 1.331 kg të ndara në tre qese dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 4.05 gr. I pandehuri po ashtu ka pasur në posedim armën e tipit ‘Zoraki’, një karikator të revoles dhe gjashtë fishekë të cilat janë konfiskuar nga policia. Ndërsa i pandehuri I.I akuzohet se në muajin gusht 2018, në shtëpinë e tij gjatë kontrollit nga ana e policisë i janë gjetur sasi narkotike e llojit heroinë me peshë 2.33 gr”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.


www.foxshop-ks.com