Në shumicën e klubeve kosovare, gjendja financiare nuk është aspak e mirë.
Kjo gjendje tani është dëshmuar te klubi kosovar, Ferizaj, konkretisht te Juniorët e skuadrës në fjalë.
Skuadra e të rinjëve ferizajas është përballur sot me Gjilanin si mysafir, transmeton Ferizaj24.
Por, para ndeshjes, Juniorët e Ferizajt janë përballur me problemin e sigurimit të transportit.
Pasi dështuan t’ua siguronin transportin, klubi kërkoi ndihmë nga prindërit e lojtarëve.
Përndryshe, ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat, 2-2.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.