w 65 560x416 - Detaje për dy motrat e zhdukura nga Ferizaj, çfarë deklaroi nëna e tyre në Polici


H.I., (emër i njohur për redaksinë), nuk i ka parë vajzat e saj që nga muaji gusht, ndonëse kohë pas kohë kishte pasur kontakte me to përmes rrjeteve sociale, mirëpo së fundmi është shkëputur edhe komunikimi online.

Me shpresën se do të ktheheshin në shtëpi, kjo nënë nga Ferizaj nuk i ka raportuar vajzat e saj si të zhdukura në polici deri dje, pasi siç ka deklaruar ajo vajzat ishin larguar dhe kthyer në shtëpi edhe në të kaluarën.

Ekipi i Gazetës ka qëndruar sot në Ferizaj për të mësuar më shumë detaje rreth rastit, megjithatë edhe përkundër tentimeve të shumta për të biseduar me nënën e vajzave kontakti me të ka qenë i pamundur.

Sipas fqinjëve nëna punon dhe kjo ishte arsyeja pse ajo nuk ndodhej në banesën e saj gjatë ditës së sotme, të njëjtit nuk kishin informacione më shumë rreth saj dhe rastit.

Ndërsa për rastin ka folur, Nënkolonel Refki Morina, Shef i Hetimeve Rajonale në Ferizaj, i cili tha se vajzat janë të moshës 25 dhe 16 vjeç.

“Mbrëmë kemi pas një rast të personit të zhdukur të lajmëruar nga nëna, d.m.th., dy vajza janë larguar nga shtëpia, sipas saj gati dy muaj, arsyeja e moslajmërimit në polici sipas saj ka qenë se ato edhe herëve të tjera ka ndodh që të largohen, por të kthehen prap në shtëpi. Ajo ka pritë, ato nuk janë kthy dhe mbrëmë është lajmëru si rast i tillë dhe hetimet e stacionit janë duke punuar në këtë rast. Sipas deklaratës së nënës, njëra është 16 vjeç dhe 25… Raste të tilla ka që largohen nga shtëpia, por shumica e tyre largohen te të afërmit e tyre, te farefisi pastaj ktehen në shtëpitë e tyre”, tha Morina .

Tutje Morina tha se në këto raste ekziston bashkëpunim i mirë me prindërit dhe familjarët e tjerë pasi të njëjtit tregojnë për lidhjet farefisnore dhe opsionet se ku mund të shkojnë personat që raportohen të zhdukur.

Policia njoftoi sot se ditë më parë vajzat e saj i kishin thënë nënës se janë duke jetuar në Prishtinë, mirëpo më nuk kanë kontakte.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.