ndertimtari1 560x350 - Detaje rreth rrëzimit të e 4 punëtorëve në Ferizaj

Shkaktar i një tjetër aksidenti për punëtorët e ndërtimit konfirmohet të kenë qenë skelat, prej të cilave dje u rrëzuan 4 punëtorë nga një lartësi rreth 8 metra, teksa punonin në një objekt në qytetin e Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, në një prononcim për Ndërtimi.info ka konfirmuar se rasti ka ndodhur si pasojë e rrëzimit nga skelat, duke treguar se personat menjëherë janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, e dy prej tyre në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK).

“Informacionet për rastin janë se dje rreth orës 12:00, katër persona janë rrëzuar nga skelet derisa kanë qenë duke punuar në një objekt. Dy prej tyre janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm që gjendet në Ferizaj, kurse dy të tjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po e marrin trajtimin përkatës” ka thënë Gashi.

Ndërkohë, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi ka thënë se janë të njoftuar me rastin dhe porsa të detektohet burimi i aksidentit do të merren vendime konkrete.

“Inspektorët kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë duke vazhduar ta bëjnë inspektimin e tij. Ne do të konstatojmë burimin që e ka shkaktuar aksidentin dhe do të vazhdojmë me ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm”, është shprehur Ibrahimi.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse gjatë punës, që kanë rrezikuar sigurinë e punëtorëve, ndërkohë që detajet e tjera do të bëhen të ditura në vazhdim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.