deveja e kopshtit zoologjik ishte aq keq e ushqyer veshtire te dallohej cfare kafshe eshte foto 560x356 - Deveja e kopshtit zoologjik ishte aq keq e ushqyer, vështirë të dallohej çfarë kafshe është (Foto)

Tunde Sawyerr ishte së bashku me të bijën trevjeçare në një kopsht zoologjik në Abuja të Nigerisë, ku pa një deve në gjendje shumë të rëndë.

Meqenëse ishte shumë e keq ushqyer dhe e dërmuar, vështirë dallohej se çfarë kafshë është, transmeton Telegrafi.

“E bija më pyeti se çfarë është, nuk besonte se ishte deve që kishte parë në libra apo televizion”, ka thënë Sawyerr.

deveja e kopshtit zoologjik ishte aq keq e ushqyer veshtire te dallohej cfare kafshe eshte foto - Deveja e kopshtit zoologjik ishte aq keq e ushqyer, vështirë të dallohej çfarë kafshe është (Foto)

Gjendja e rëndë e devesë së kopshtit zoologjik

Fotografia që shkrepi në kopsht, bëri xhiro në rrjetet sociale, duke marrë mbështetjen e shumë organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

“Gunga që deveja e ka në shpinë, tregon për sasinë e ushqimit që ka ngrënë. Në këtë rast, gunga i është zhdukur në tërësi”, ka thënë një ekspert.

Në anën tjetër, nuk ka ndonjë reagim prej zyrtarëve të kopshtit, nëse gjallesa ka shëndet normal, apo po bëhen përpjekje për ta kthyer në gjendjen e duhur. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.