640 0 5bec4fd6273831 - Diabeti po vret shqiptarët, çfarë duhet të dimë

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se duhet të bëni patjetër një analizë:

– Ndjeni nevojën e urinimit gjatë gjithë kohës
– Nuk ndaloni së piri ujë
– Aromë e pakëndshme e gojës
– Vështirësi në shikim
– Duart dhe këmbët mpien shpesh dhe krijojnë vështirësi në lëvizje
– Po humbisni peshë, edhe pse nuk po mbani asnjë regjim të caktuar ushqimor
– Flini gjumë mjaftueshëm, por sërish ndiheni e lodhur
– Vini re shenja të errëta në trup

Shkaktarët kryesorë të diabetit:

– kequshqyerja
– jeta pasive
– ushqimet e pakontrolluara

Çfarë ushqimet duhet të konsumoni:

– perime pa niseshte, të pasura me fibra dhe ujë
– drithëra
– fruta, por jo në formën e lëngjeve ose smoothie
– thjerrëza
– yndyra të shëndetshme dhe proteina të lehta etj.

Si mund të parandaloni diabetin(dhe obezitetin):

Hapja e dritares në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër është zgjidhja më e mirë për të parandaluar obezitetin dhe tipin 2 të diabetit, kështu ka sugjeruar akademiku Ashley Grossmann profesor i endorkinologjisë në universitetin e Oxford-it.

Ai beson se ka mjaftueshëm prova për të besuar se trupi pak më i ftohtë se normalisht mund të ketë shumë përfitime për shëndetin. Komentet e tij erdhën menjëherë pasi disa shkencëtarë hollandezë gjetën një lidhje mes ngrohjes globale dhe diabetit.

“Ka prova bindëse se ftohja e trupit me disa gradë më pak mund të përmirësojë ose të reduktojë diabetin. Jeta në një ambient të freskët rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe largon diabetin.” Jo më kot rekomandohet që temperaturat në mjedisin ku jeton të jenë më të ulëta, kjo sepse kur kemi ftohtë, humbasim kalori, ndaj kjo është një zgjidhje e mirë për të parandaluar edhe obezitetin.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.