gjermani1 - Digjet një autobus në Gjermani, në mesin e pasagjerëve edhe dy kosovarë

Një autobus është përfshirë nga flakët në Gjermani.

Në mesin e shumë personave të cilët gjendeshin në këtë autobus, ishin edhe dy kosovarë, raporton Indeksonline.

Kosovarët e përfshirë në këtë incident kanë deklaruar se ishte vërtetë një rrezik i madh, por që për fat të mirë kanë shpëtuar.

Ndërsa përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit të autobusit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.