Loading...

Sot Kosova fillon aktivitetet e saj me transformimin e FSK-së në Ushtri.

VIDEO

Gjatë ditë do të ketë edhe aktivitet të tjera, transmeton lajmi.net.

Ngjarjet:

10:00

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare, në të cilën do të votohet pakoja e ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK): Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes; Ligji për FSK-në dhe Ligji për Shërbim në FSK. (Kuvendi i Kosovës)

10:00

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

10:00

Misioni i OSBE-së dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizojnë tryezën “Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë).

10:00

Organizohet ngjarja “Turneu Anti-Korrupsion – Kosova 2018” – stili debatues i Parlamentit Britanik. Merr pjesë dhe Colleen Hyland, zëvendësshefe e misionit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. (Biblioteka Universitare, Prishtinë)

10:00

Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e fillimit të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. Merr pjesë dhe ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. (Restorant “Tartine Deli”, Prishtinë)

10:00

Organizohet TechCamp Kosova/FLOSSK me temën “Lufta kundër korrupsionit në Ballkan”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me IPA 2017, Projekti “Kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor” organizon konferencën për lansimin e “Doracakut të Identifikimit të Automjeteve”. (Ambasada Italiane në Prishtinë)

10:30

Mbi 200 biznese që operojnë në fshatin Greme, për nder të ditës së formimit të Ushtrisë së Kosovës, do të shpërndajnë dhurata për dy shkollat e fshatit “Jeta e Re” dhe “Enver Topalli”, për rreth 600 nxënës dhe personelin e shkollave. (Fshati Greme, Ferizaj)

11:00

Democracy Plus publikon raportin lidhur me prokurimin në Komunën e Prishtinës. Me këtë rast organizohe një diskutim publik rreth gjetjeve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Organizata “Let’s Do It” organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqit në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Plemetin, Obiliq)

12:00

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) dhe Qendra Tregtare “Plus Center” organizojnë një ngjarje për promovimin e produkteve vendore. (“Plus Center”, Ferizaj)

15:00

Organizohet ngjarja përmbyllëse “Java Kundër Korrupsionit”, me ambasadorët e Quintit dhe BE-së. (Para Teatrit Kombëtar)

16:30

Fondi për të Drejtën Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vjet më parë: Rasti Panda”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

17:00

Mbahet ceremonia e mandatimit të Ushtrisë së Kosovës. Marrin pjesë krerët e institucioneve të Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

18:30

Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës “Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (“Miracle Beni Dona”, Zona Industriale)

20:00

Teatri i Qytetit të Gjilanit jep shfaqjen “Psikozë N’4:48” nga Sara Khane dhe me regji të Fatos Berishës. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)

20:00

“Intent NeW Theater” sjell shfaqjet nga Digital Theatre Plus, “Over There” (Atje) nga dramaturgu britanik. Mark Ravenhill. (Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, afër Muzeut Etnologjik, Prishtinë)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.