Tani pothuajse çdo spital rajonal i Kosovës ka përfituar donacione nga fondacioni Golden Eagle si ndihmë në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Stafi mjekësor i spitalit të Ferizajt të marten ka pranuar pajisje mbrojtëse për punëtoret shëndetësor.
Punëtorëve shëndetësor të spitalit të Ferizajt, përmes këtij donacioni iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse. Pako përmban:
– Maska mbrojtëse
– Maska plastike
– Rroba antibakteriale
– Dezinfektues
– 600 njësi lëngje frutash “Relax 100%”
Fondacioni Golden Eagle, ditëve në vijim do vazhdoj të shpërndaj donacione edhe në spitalet e tjera të mbetura në Kosovë.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.