auto Ferizaj15890208961 560x416 - Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj e konfirmon se u infektua me koronavirus, tregon për simptomat


Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt,  Bekim Ademi, ka dalë pozitiv me koronavirus.
Lajmin e konfirmoi vetë Ademi, në një lidhje telefonike.

“Po, në orët e pasdites më është konfirmuar nga IKSHPK që edhe unë jam person pozitiv me koronavirus dhe kjo ka ardh si pasojë e kontaktit me zyrtarin komunal që doli pozitiv ditë më parë”, tha Ademi.

Ai tha se ka simptoma të lehta, por ka djersitje të tepërt.

Ai tha se edhe 11 zyrtarë të tjerë janë të infektuar me koronavirus, në mesin e tyre edhe nënkryetari i komunës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.