Drita dhe Ferizaj do ta zhvillojnë ndeshjen e tretë gjysmëfinale, që njëherit do të jetë përcaktuese për të siguruar biletën për finalen e madhe të fazës “Play-Off”.
Ferizaj e kishte fituar ndeshjen e mesjavës së kaluar në Gjilan, kurse Drita në takimin e dytë ishte revanshuar, për ta dërguar serinë e gjysmëfinaleve në ndeshjen e tretë.
Akti i tretë zhvillohet të mërkurën, më 28 prill 2021, nga ora 19:00 në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.