Policia e Kosovës arrestoi 2 mijë e 171 persona si rezultat i posedimit, blerjes dhe shitjes së substancave narkotike vetëm gjatë vitit 2018.

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë identifikuar 2 mijë e 322 persona të dyshuar prej tyre 2 mijë 251 meshkuj dhe 71 femra.

Ditë më parë policia realizoi edhe një operacion në Ferizaj, ku kapi rreth 210 kilogramë marihuanë. E raste të ngjashme ka pothuaj se çdo ditë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Gjatë vitit 2018 në Kosovë, janë konfiskuar 1 mijë e 139 kilogramë substanca të ndryshme narkotike.

Sipas të dhënave të policisë më së shumti është sekuestruar drogë e llojit “Marihuanë” pastaj “Heroinë” e më pak lloje të tjera të substancave narkotike, si “Hashash”, “Metadon” etj.

Edhe Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, tha se substanca me shtrirje më të gjerë në territorin e Kosovës është droga e llojit “Kanabis” ose “Marihuanë”. Alarmante është se këto droga po përdorën posaqerisht nga fëmijët. Tutje Blakaj theksoi se është rritur edhe numri i përdoruesve të drogës të llojit “Kokainë”.

Sipas Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint” supozohet se numri i përdoruesve rekreacional dhe problematik të drogave në Kosovë është rreth 35 mijë persona. Dukuria e përdorimit të drogave nga moshat e reja është një femonen në rritje të vazhdueshme, kështu tha Safet Blakaj për rtv21.tv.

Ai u shpreh se mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës ulet vazhdimisht, duke theksuar se mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave, sipas databazës së “Labirintit” me 1 mijë e 267 persona është 16.2 vjet. Sipas Blakajt tema e drogave është ende shumë tabu, mirëpo kjo siç tha ai nuk ndalon institucionet dhe organizatat të vazhdojnë punën në këtë fushë.

Safet Blakaj regoi se personat të cilët janë të varur nga droga (përdorues problematik të drogave) kryesisht paraqiten vullnetarisht në qendrën e tyre për trjatim, ndërsa të rinjtë nën moshë 20-vjeç paraqitën me përcjellës/familjarë.

“Këta të rinjë zakonisht kanë probleme me përdorimin e Marihuanës. Sido që të jetë të rinjët hezitojnë të paraqiten në qendrën tonë duke qenë se ata mendojnë që nuk kanë problem me përdorimin e drogave”, u shpreh ai tutje.

Blakaj sugjeroi që për parandalimin e kësaj dukurie duhen të krijohen programe parandaluese nëpër shkolla që zbatohen rregullisht me qëllim që të rinjtë të informohen saktë mbi problematikën e drogave.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.