Loading...

Në të shumtën e rasteve, këto lloje drogash mund të ofrohen në uebfaqet e fshehura, të cilat janë të njohura s’i ‘Darknet’. QEMPD paralajmëron se ky problem në të ardhmen parashihet të bëhet sfida kryesore me cilën do të ballafaqohen autoritetet të cilët luftojnë kundër krimit

VIDEO

 

 

Kërcënimet të cilat imponohen nga drogat e reja sintetike s’i dhe shitja e tyre përmes internetit, ditëve të fundit është shndërruar në njërën prej pikave kryesore drejtë të cilës janë fokusuar strukturat e sigurisë në vendet e Evropës. Krahas kësaj dukuri negative që nga dita në ditë përhapet më shumë, në raportin më të ri të Qendrës evropiane për monitorim të personave të varur nga droga (QEMPD), gjithashtu është theksuar se kontinenti i vjetër – Evropa, për momentin ballafaqohet me rritjen enorme të shfrytëzimit të kanabisit ilegal. Ky lloj i drogës edhe më tej mbetet një prej lëndëve narkotike më të shpërndara në Evropë, s’i dhe rritja e vdekjeve tragjike që ndodhin nga doza e tepruar. Kur bëhet fjalë për tregjet e zeza në internet, QEMPD konstaton se ato janë në ekspansion të madh dekadën e fundit. “Edhe pse historikisht, nëse dihej se tregjet ilegale të drogës janë të pozicionuar në lokacione fizike, në dhjetë vitet e fundit janë paraqitur ‘teknologji’ të reja përmes internetit, të cilët e lehtësojnë zhvillimin e rrjetit të shitjeve on-line. Tregjet virtuale mund të funksionojnë përmes rrjeteve sipërfaqësore, në të cilët zakonisht shiten substanca kimike, substanca të reja psiko-aktive dhe barna të falsifikuara. Në të shumtën e rasteve, këto mund të ofrohen në uebfaqet e fshehura, të cilat janë të njohura s’i ‘Darknet’”, thuhet në raportin e fundit të QEMPD-së. Në këto tregje të “fshehura”, mund të gjenden droga të ndryshme ilegale, duke filluar nga kanabisi, ekstaza… të cilat zakonisht janë të spërkatura me medikamente ilegale dhe lloje tjera. Fatkeqësisht, sipas këtij raporti, zhvillimi i teknologjisë ofron anonimitet të plotë dhe për këtë nga QEMPD theksojnë se numri më i madh i tregtarëve që ofrojnë mall janë “narkodilerët”. “Tregjet e fshehura” që funksione on-line, siç thuhet në raportin e QEMPD-së, janë shumë mirë të zhvilluara dhe nuk dallojnë fare nga ueb faqet e zakonshme.

“Këto faqe të interneti ju ngjasojnë shumë atyre uebfaqeve ku shiten gardërobë. Klientët e interesuar aty mund t’i hulumtojnë ofertat dhe t’i krahasojnë karakteristika e mallit që ofrohet, në këtë rast të drogës”, thuhet në raportin e Qendrës evropiane. Mbrojtja e të dhënave përmes këtyre rrjeteve të fshehura, nënkupton edhe mbulimin e transaksioneve dhe fshehjen e lokacionit fizik të personit që kërkon t’i ofrohen këta shërbime. Në raport potencohet se pagesa bëhet përmes valutave virtuale, të cilat janë të njohura s’i bitkointe. Drejtuesit e OEMPD-së, në raport kanë theksuar se besojnë që ky lloj i marketeve në të gjithë këtë rrjetë të internetit ku shitet droga, është megjithatë i vogël, por me tendencë rritje. Sidoqoftë, ato mendojnë se ekziston rrezik potencial për zgjerim të mëtutjeshëm të shitjes së substancave narkotike nëpërmjet kësaj forme. “Shpesh në on-line marketet mund të gjenden oferta për substanca të reja psiko-aktive. Sipas statistikave të fundit, krijimi i drogave duke i shfrytëzuar këto substanca viteve të fundit shënon rritje të madhe. Për shembull, në vitin 2015 autoritetet evropiane për herë të parë kanë zbuluar 98 lloje të reja të drogave. Me këtë, numri i lëndëve narkotike është në 560, prej të cilave 70 për qind janë zbuluar në pesë vitet e fundit. Në të shumtën prej tyre, përbërja sipas analizave të qendrës tonë, ekzistojnë kanabioda sintetike, të cilat në të shumtë e rasteve shiten nën emërtime se është ‘ligjore’ s’i zëvendësim i kanabis legal”, thuhet në raport. (O.Xh/Koha)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.