dua lipa e mrekullueshme ne spanje shperblehet me tri cmime ne los40 music awards 560x416 - Dua Lipa e mrekullueshme në Spanjë, shpërblehet me tri çmime në “LOS40 Music Awards”

Sukseset për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën, nuk kanë të ndaluar!

E njëjta, së fundmi ka qenë prezente në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “LOS40 Music Awards”, në Madrid të Spanjës.

dua lipa e mrekullueshme ne spanje shperblehet me tri cmime ne los40 music awards - Dua Lipa e mrekullueshme në Spanjë, shpërblehet me tri çmime në “LOS40 Music Awards”

Dua Lipa në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘LOS40 Music Awards’, në Madrid (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj glamuroze, në një fustan të shkurtë dhe me ngjyra, i cili i ndihmoi asaj të vërë në pah figurën e saj trupore.

Lexo po ashtu:

Një natë e tillë duket të ketë qenë vërtet e frytshme për Duan, kjo pasi ajo ka arritur që të shpërblehet me jo më pak se tri çmime.

dua lipa e mrekullueshme ne spanje shperblehet me tri cmime ne los40 music awards 1 - Dua Lipa e mrekullueshme në Spanjë, shpërblehet me tri çmime në “LOS40 Music Awards”

Artistja shqiptare, Dua Lipa, u shpërblye me tri çmime në ‘LOS40 Music Awards’, në Madrid (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

“Artisti më i mirë internacional”, “Albumi më i mirë internacional”, dhe “Kënga më e mirë internacionale”, janë trofetë që ajo rrëmbeu këtë natë.

E lumtur për këtë gjë, këngëtarja vendosi që ta shpreh gëzimin e saj përmes disa fotografive nga mbrëmja, të publikuara në rrjetin social Instagram.

“Çfarë nate! Tri çmime! ‘Artisti më i mirë internacional’, ‘Albumi më i mirë internacional’, dhe ‘Kënga më e mirë internacionale’ për këngën ‘New Rules’! Faleminderit LOS40 Music Awards për një mbrëmje të tillë kaq të përsosur!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Komentet dhe urimet për suksesin e arritur nga ndjekësit nuk kanë munguar, të cilët janë afro 21 milionë vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.