dua lipa nder favoritet per te fituar cmime ne mtv ema 560x416 - Dua Lipa ndër favoritet për të fituar çmime në “MTV EMA”
dua lipa nder favoritet per te fituar cmime ne mtv ema - Dua Lipa ndër favoritet për të fituar çmime në “MTV EMA”

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Bukuroshja jonë është duke korrur suksese të njëpasnjëshme dhe një sosh ia ka bashkuar numrit të madh të tyre.

Zeshkania jonë ka treguar se është nominuar në katër kategori të ndryshme për çmimet “EMA MTV”.

Ajo këtë gjë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instgram teksa ka kërkuar prej fansave që ta ndihmojnë duke ia dhënë votën.

” Nuk mund të besoj se jam emëruar për katër çmime. Ju mund të votoni për mua tani”, shkroi 23-vjeçarja në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:

Prishtinasja më tutje ka treguar se është nominuar në kategoritë ‘Best Pop, ‘Best Artist’, ‘Best Look’ gjersa këtë vit ngjarja do të zhvillohet më 4 nëntor në qytetin spanjoll të Bilbaos.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.