dua lipa ne abu dhabi do te performoj ne ditelindjen e muzeut te louvret 560x416 - Dua Lipa në Abu Dhabi do të performoj në ditëlindjen e muzeut të Louvret
dua lipa ne abu dhabi do te performoj ne ditelindjen e muzeut te louvret - Dua Lipa në Abu Dhabi do të performoj në ditëlindjen e muzeut të Louvret

Mund ta imagjinoni Dua Lipën duke fluturuar vetëm për të festuar ditëlindjen tuaj?

Problem. Por, muzeu luksoz i Louvret në Abu Dhabi e ka bërë një gjë të tillë dhe bukuroshja jonë do të performoj gjatë muajit nëntor.

Festimet e ditëlindjes në Ishullin Saadiyat do të nisin më 8 nëntor dhe do të zgjasin deri në 11 nëntor, me një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke përfshirë koncerte, ekspozita, aktivitete familjare dhe punëtori.

Dua Lipa do të jetë e pranishme në këtë ngjarje katër-ditore dhe do të performojë live të dielën më 11 nëntor, ku dyert do të hapen në orën 18:00.

Ajo pritet të këndojë hitet “New Rules”, ‘Electricity’ dhe një ndër më të preferuarat ‘Kiss and Make Up’.

Lexo po ashtu:

Lipa së fundi ka publikuar videokëngën e parë në bashkëpunim me Andera Bocellin, i cili u prit mirë nga fansat e artistëve.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/