dua lipa tregon ku frymezohet per veshjet me shije si dhe ke e ka model ne jete 560x416 - Dua Lipa tregon ku frymëzohet për veshjet me shije si dhe kë e ka model në jetë
dua lipa tregon ku frymezohet per veshjet me shije si dhe ke e ka model ne jete - Dua Lipa tregon ku frymëzohet për veshjet me shije si dhe kë e ka model në jetë

Dua Lipa padyshim që ka pasur një vit të suksesshëm duke rrëmbyer shumë çmime prestigjioze.

Këngëtarja jonë po vazhdon me sukses të sjell projekte të ndryshme muzikore si dhe të mbajë koncerte anembanë globit.

Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, ku ka treguar se çfarë e frymëzon që të duket e bukur.

“Përvojat personale janë një lloj terapie. Unë përpiqem të bëj gjëra që më trembin ose mendoj se mund të tërhiqesha. Gjithashtu, vende të ndryshme që vizitoj më frymëzojnë. Zakonisht më pëlqen të kem veshje të ndryshme bazuar në vendin ku jam në botë”, tregoi Dua.

Ajo më tutje ka treguar se model e ka ish-Zonjën e Parë të SHBA-ve, Michelle Obama, si dhe femrat që kanë hapur rrugën për vajzat e reja me prejardhje të ndryshme.

Lexo po ashtu:

“Ajo është femër që ka luftuar për të drejtat e grave në mënyra të ndryshme, qoftë në pikëpamje politike apo në fuqizim personal”, përfundoi Dua.

Ndryshe, Dua është duke punuar në këngë të reja si dhe ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte të tjera. /Telegrafi/