Klubi i hendbollit Ferizaj në konkurrencën e femrave, nuk ka as dy javë që u themelua dhe e nisi me fitore bindëse. Klubi drejtohet nga trajnerët Sami Çerkini dhe Granit Sahiti. Ferizaj shënoi fitore bindëse me rezultat 26:28 kundër Ulpianës së Lypjanit, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.
Kaltrina Domaneku futet në histori te klubit që shënoi golin e parë dhe tërë ndeshjen 7 gola. “Klubi i sapoformuar KHF Ferizaj zhvilloi ndeshjen e pare kampionale në ligën e parë të Kosovës.
Qysh në ndeshjen e parë vajzat arritën të shënojnë fitore të thellë kundër KHF Ulpiana me rezultat 26:8”, shkruan Sahiti. Synimet janëtë qarta të klubit të ri, inkuadrimi në elitë. Kryetar i klubit është Xhavit Morina.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.