Shneta e dhambëve asht shumë e randësishme, por gjithashtu edhe ana estetike ka po të njajtën peshë.
Me pasë dhambë të bardhë, nuk asht “fat” për të gjithë, por ka disa mënyra praktike me i ba në shtëpi, të cilat kanë me ju ndihmue me i pasë sa ma të bardhë.
1-Sodë buke me lang limoni
Hidhni pak sodë buke në furçën e dhambëve dhe shtoni disa pika lang limoni për m’i zbardhë dhëmbët. Mbani mend të mos e përdorni këtë metodë ma shpesh se nji herë në javë, sepse mundet me jau damtue dhambët apo mishin e dhambëve.
2-Krypë deti, lang limoni dhe pastë dhambësh
Përzieni gjysë luge gjelle krypë deti me lang limoni dhe pastë dhambësh. Produktin e fituem vendoseni në dhambë dhe leni me ndejt nji minutë para se ta pastroni gojën.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.