Loading...

Dy raste të dyshuara më coronavirus janë shënuar sonte në Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zyrtari për Informim nga kjo komunë, Albion Sherifi, i cili tha se të dy rastet janë dërguar për në Klinikën Infektive në Prishtinë për testim.

“Janë dy raste. Njëri në Komogllavë dhe njëri në qytet në Ferizaj. Kanë paraqitur simptoma të virusit corona. Njëri prej rasteve është që i ka ardhur motra nga Italia për vizitë këtu dhe tash i ka disa simptoma dhe ky rast dhe tjetri janë udhëzuar për Klinikën Infektive”, tha Sherifi për KALLXO.com

Sherifi tha se të dy të dyshuarit kanë pasur vizita nga persona që kanë ardhur nga Italia.

“Deri më tani s’kemi informacion kthyes për rezultatet. Kemi të bëjmë kryesisht mosha e mesme, jo moshë e re po as shumë e shtyrë, që kanë pasur vizitor prej Italisë dhe janë paraqitur në ambulantë dhe janë udhëzuar që të bëjnë testet në infektiv”, shtoi ai.

Sot, në Kosovë janë konfirmuar dy raste me coronavirus. Dy pacientët janë në QKUK ndërsa njoftimi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Qeveria pas kësaj ka miratuar vendimin përmes të cilit ndalohen hyrje-daljet në Klinë dhe Viti, mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, ndërpreu transportin ndër-urban dhe ndërkombëtar, mbylljen e kafiterive, restoranteve, qendrave tregtare dhe tregjeve të automjeteve dhe kafshëve etj.

Dy rastet e para të regjistruara me coronavirus janë nga këto dy qytete, një 22 vjeçare që punonte në Leskovc të Klinës dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë.

KALLXO.com më herët ka raportuar se të gjithë personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me coronavirus në Leskovc dhe Stubëll janë izoluar.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.