auto vjedhje 880168 780x43916250400051 1 560x416 - Dy vjedhje brenda pak orëve në Ferizaj e Shtime

Dy vjedhje kanë ndodhur gjatë të martës në Ferizaj e Shtime, ndërsa Policia deri më tani nuk kanë identifikuar asnjë person në lidhje me këto vjedhje.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi”, në Ferizaj ku është vjedhur një motoçikletë.

“Rr. Brahim Ademi, Ferizaj 29.06.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në parkingun e kompanisë për tërheqje të automjeteve, persona të pa njohur kanë vjedhur një motoçikletë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Davidoc të Shtimes, ku shtetasit të Serbisë i është vjedhur një çantë.

“Fsh. Davidovc, Shtime 29.06.2021-17:00. Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë ka raportuar se i është vjedhur një çantë krahu në të cilën kishte pasur: dy pasaporta, patentë shoferi, kartela e bankës, një telefon, para, çelësi i veturës së tij si dhe disa gjësende tjera. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.