Një grua në Shtërpcë dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj mbrëmë rreth orës 19:30.
Prokuroria Themelore në Ferizaj bëjnë të ditur se ajo dyshohet se për ta arritur qëllimin e saj i ka helmuar me zhivë bashkëshortin, shkruan Sinjali.
Mirëpo, burri ka shpëtuar dhe kështu rasti ka mbetur “vrasje në tentativë”.
Për shkak të helmimit, ai ka pranuar tretman mjekësor.
Kjo prokurori ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.