e fejuara e stresit mohon te jete ndare nga reperi edhe pse ai e tradhtoi 560x351 - E fejuara e Stresit mohon të jetë ndarë nga reperi edhe pse ai e tradhtoi

Rreth dy javë më parë, Stresi u arrestua nga policia, e cila përmes një deklarate tha se kishte kapur 31-vjeçarin në një hotel me një sasi të vogël droge nën shoqërinë e një vajzë.

Mediat shkruan se reperi kishte harruar fejesën dhe po tradhtonte Kejsin mirëpo me sa duket gjërat ishin krejt ndryshe.

e fejuara e stresit mohon te jete ndare nga reperi edhe pse ai e tradhtoi - E fejuara e Stresit mohon të jetë ndarë nga reperi edhe pse ai e tradhtoi

Kjo pasi e fejuara e tij e cila jeton jashtë vendit nuk beson në historinë e publikuar nga policia dhe thotë se gjithçka është bërë për t’i prishur punë reperit.

Në një intervistë për Revista Who, Kejsi ka treguar se pavarësisht thashethemeve ka vendosur të dëgjojë reperin dhe shpjegimin e tij lidhur me këtë çështje por se ata nuk janë ndarë.

“Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë. Është munduar të më marrë nga kabina dhe kemi folur. Më intereson vetëm gjendja e tij, të jetë e mirë dhe asgjë tjetër”.

e fejuara e stresit mohon te jete ndare nga reperi edhe pse ai e tradhtoi - E fejuara e Stresit mohon të jetë ndarë nga reperi edhe pse ai e tradhtoi

“Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë”

“Unë jam e sigurt që ai do dalë sepse do të vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty”, deklaroi ajo.

Stresi vazhdon të jetë në paraburgim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.