prekaz1 560x398 - E mahnitshme,57-vjeçari nga Ferizaj, pas 7 orëve vrapim arrin në Prekaz. Me këtë veprim nderoi të flijuarit e familjes Jashari

Pas gati, shtatë orë vrapim, maratonisti nga Ferizaj, Abdyrrahim Haxhidema ka arritur në Prekaz.

57 – vjeçari, këtë vrapim e ka bërë në nderim të të rënëve të familjes së Adem Jasharit. Haxhidema, ka zgjedhur këtë veprim ta bëjë në natën e fundit të Epopesë së UÇK-së.

60 km vrapim, ai i bëri vetëm për t’i kujtuar dhe respektuar flijimin e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjes së tij.

Pas arritjes në Prekaz, maratonisti Abdyrrahim Haxhidema ka bërë homazhe tek varrezat e Jasharve, derisa paradite ai bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve të Ferizajt.

Haxhidema, do të qëndroj në Prekaz derisa të gjitha aktivitetet për Natën e Zjarreve të përfundojnë.

158022486 143691094286798 342187196121892994 n 810x10801 1 - E mahnitshme,57-vjeçari nga Ferizaj, pas 7 orëve vrapim arrin në Prekaz. Me këtë veprim nderoi të flijuarit e familjes Jashari 158417456 457057595436779 4165764665936861097 n1 - E mahnitshme,57-vjeçari nga Ferizaj, pas 7 orëve vrapim arrin në Prekaz. Me këtë veprim nderoi të flijuarit e familjes Jashari