261881707 4720124778048021 7404382050146302897 n 560x4001 1 - E shtyu vëllain në shkallë të shtëpisë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës par mesnatës së 21 dhjetorit kanë arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se pas një fjalosje e ka shtyrë vëllain e tij në drejtim të shkallëve të shtëpisë.

Sipas komunikatës për medie, rasti ka ndodhur në Rrugën “Beteja e Koshares”, në Ferizaj.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar, i cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyrë në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.