33524319 10212497644218202 3039577848919621632 n1 560x416 - Edhe 5 ditë do të lirohet rruga Shkup-Prishtinë, përmes Hanit të Elezit

Më së voni edhe pesë ditë, gjegjësisht me 1 qershor do të lëshohet rruga Prishtinë –Shkup, në pjesën Kaçanik-Bllacë, dhe së shpejti do të lëshohet edhe një pjesë e autostradës “Arben Xhaferi”, i cili lidh Prishtinën me pikën kufitare Bllacë në kufi me Maqedoninë, njofton korrespondenti i Mia-s në Prishtinë.

Zëvendës ministri për infrastrukturë në Kosovë, Rexhep Kadriu, në një intervistë për televizionin KTV tha se po punohet në mënyrë intensive dhe në dy ndërrime për rikonstruimin e e rrugës, dhe se shumë shpejt pritet të lëshohet edhe një pjesë e kryer autostradës “Arben Xhaferi”, gjegjësisht rruga që lidh Ferizaj–Kaçanik.
“Në qershor do të hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të ju them se do të lëshohet me 1 qershor, pasi që datën duhet ta caktojmë së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj”, tha Kadriu. Ai shtoi se punët në ndërtimin e autostradë deri në kufi me Maqedoninë do të kryhen para
përfundimit të vitit.
Ndërkaq rruga mes Kaçanikut dhe Hanit Elezit ishe mbyllur me 8 maj, me qëllim që të pastrohen ortekët e rëna rrugës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.