auto 199058632 4737667632917176 6133992819105916039 n16231898141 560x416 - Edhe Alija, Ademi e Tërshana në shtabin teknik të Ferizajt

Klubi i futbollit Ferizaj kompleton shtabin teknik. Pas emërimit kryetrajner të Megzon Visokës, klubi emëron edhe ndihmëstrajnerët.
“Megzon Visoka kompleton stafin e tij.

Kryetrajneri i klubit, Megzon Visoka, së bashku me drejtorin e klubit  kanë kompletuar shtabin teknik të klubit, mbi të gjitha interesante dhe kryesore është se të gjithë janë nga Ferizaji, ky ishte qellimi kryesor i emërimeve.

Fatos Ademi është emëruar ndihmës-trajner i klubit, pas një periudhe që pati tek Vitia ai është rikthyer në qytetin e tij për ti ndihmuar klubit.

Pjesë e shtabit teknik do të jetë edhe Arsim Tërshana si trener kondicional i klubit tonë.

auto 197769910 4737667549583851 6340522990150329840 n16231898191 - Edhe Alija, Ademi e Tërshana në shtabin teknik të Ferizajt

Fatos Ademi

Luan Alija ish-portier i klubit tonë, do të jetë pjese e jona vetëm në funksion tjetër, ai me plot vullnet e entuziazëm do ta ushtroj detyrën e trajnerit të portjerëve.

Ne ditët në vijim do të emërohen edhe trenerët e grupmoshave të reja te klubit tonë.

auto 197735137 4737667566250516 93006667296393815 n16231898201 - Edhe Alija, Ademi e Tërshana në shtabin teknik të Ferizajt

Arsim Tërshana

Me këte shtab teknik Ferizajasësh, shpresojmë se do ti arrijmë synimet e klubit tonë”, njofton KF Ferizaj.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.