edhe pse eshte vetem disa muajzhe vajza e zaimina vasjarit ftohet me ftese zyrtare ne eventet e modes 560x416 - Edhe pse është vetëm disa muajzhe, vajza e Zaimina Vasjarit ftohet me ftesë zyrtare në eventet e modës

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka tash e sa kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo i është përkushtuar tërësisht familjes, pasi tash e sa muaj është bërë nënë për herë të parë.

Zaimina është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.

Duket se vajza e këngëtares, ende pa mbushur një vit, ka filluar që të rrëmbejë vëmendje mediatike.

Lexo po ashtu:

Zaimina ka publikuar së fundmi në InstaStory një imazh, ku shfaq ftesën që i është bërë vajzës së saj, për në një event mode.

edhe pse eshte vetem disa muajzhe vajza e zaimina vasjarit ftohet me ftese zyrtare ne eventet e modes - Edhe pse është vetëm disa muajzhe, vajza e Zaimina Vasjarit ftohet me ftesë zyrtare në eventet e modës

Foto: Zaimina Vasjari/InstaStory

“Ftesa e parë e Khloes”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se edhe pse ende disa muajshe, vajza e saj është ftuar që të jetë pjesë e “Albanian Fashion Kids”.

Zaimina vite më parë ishte shumë aktive me projekte të shumta muzikore, teksa viteve të fundit duket se ka qenë më e tërhequr nga muzika. /Telegrafi/