
Seriali “O Sa Mirë” ka disa javë që ka nisur sezonin e ri, dhe po pëlqehet nga teleshikuesit për episodet e reja.
Aktorja Arta Elezaj, e njohur tashmë si ‘Xhakarta’ është një prej personazheve më të spikatur të këtij seriali.
Imazhi i saj si një kaçurrele atraktive, ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen e shikuesve.
Arta është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë personale në Instagram, duke treguar ndryshimin e ri në pamjen e saj.
Aktorja ka ndryshuar drastikisht, duke i lyer flokët e saj të zeza, dhe duke marrë kështu pamjen e një bruneje atraktive.
Pëlqimet dhe komentet e fansave kanë qenë nga më të shumtat, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë ndryshim. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.