Pas kalimit të një pjese të LDK-së nga Ferizaji në Listën e Vjosa Osmanit, sot grupi i përbërë nga 5 anëtarë të Kuvendit Komunal, edhe zyrtarisht janë larguar nga LDK-ja.
Kështu, sot ky grup nga pesë asambleistë krijuan Grupin Pralamentar të Listës Vjosa.
Shefe e këtij grupi ëshët emëruar Hysnije Mustafa Shamolli, e cila përmes rrjeteve sociale konfirmoi një gjë të tillë.
Postimi i plotë:
“Nder dhe përgjegjësi të emërohem Shefe e Grupit Parlamentar të Listës Vjosa në Ferizaj.
Falemnderit pêr besimin, miq të mirë!
Na priftë e mbara “shkruan në profilin e saj Hysnije Mustafa Shamolli.
Burimi: Bota Sot
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.