CAJI I ZI 696x3551 560x355 - Efektet pozitive se përse duhet ta konsumoni çajin e zi

Në ditët e sotme çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjell. Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do te jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës.Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit. Për sa i përket përfitimeve shëndetësore të çajit të zi mund të përmendim:

Çaji i zi kundër diabetit

Përbërësit natyralë të çajit luftojnë sheqernat në gjak dhe i shpërbëjnë ato. Ulja e sheqerit në gjak lufton diabetin tip-2. Madje studimi vërtetoi se edhe nëse i shtoni qumësht çajit tuaj, efekti mbi diabetin do të jetë i njëjtë. Por nga të gjithë çajrat më i preferuari për luftimin e diabetit është çaji i zi. Çaji i zi ul ndjeshëm nivelin e glukozës në gjak.

Parandalon kancerin
Antioksidantët si polifenolet që gjenden tek çaji i zi ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke reduktuar në këtë formë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, prostatës, ovarian, të mushkërisë ose të fshikëzës. Përbërja e njohur me termin TF-2 që gjendet te çaji i zi, nxit sulmin ndaj qelizave kancerogjene, duke reduktuar mundësinë e kancerit oral te personat që konsumojnë duhanin. Çaji i zi parandalon rritjen apo formimin e tumoreve malinje.

Zhvillimi i sistemit kardiovaskular
Studiuesit shprehen se konsumi i çajit të zi parandalon sëmundjet kardiovaskulare si rezultat i antioksidantëve si flavonoidet që gjenden të çaji i zi. Ato bëjnë të mundur parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq. Dëmtimi në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe muret e arteries reduktohen dhe për rrjedhojë dhe sëmundjet e zemrës do te reduktohen. Në të njëjtën formë përmbajtja e magnezit dhe polifenolëve reduktojnë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës duke mbajtur muskujt e zemrës të shëndetshëm dhe aktiv.


www.foxshop-ks.com