CEO i Tesla dhe SpaceX Elon Musk tha të dielën në Twitter se kompania e tij Boring Company, e cila synon të ulë koston e ndërtimit të tuneleve të tranzitit me shpejtësi të lartë, ka përfunduar pothuajse tunelin e tyre të parë.
Tuneli do të hapet më 10 dhjetor, shkroi Musk në Twitter, dhe thuhet se do të operoj nën Hawthorne, në zonën e Los Anxhelosit.
Musk ka thënë më parë se kompania e tij për tunelim “filloi si një shaka” dhe pranoi se projekti mund të dështonte.
Musk ka qenë relativisht i heshtur në lidhje me përparimin e kompanisë, dhe ka përdorur disa forma publiciteti për të financuar testimin dhe zhvillimin e projektit.
Në Maj, Musk tha se sistemi i ardhshëm i tunelimit, i quajtur “Loop”, do të kushtonte 1 dollarë për udhëtar.
Kompania gjithashtu ka premtuar planet për të pasur sistemet e udhëtimit me shpejtësi të lartë midis qyteteve të ndryshme. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.