eminemi i blen te gjitha biletat per filmin e tij i shperndan falas per adhuruesit e tij 560x416 - Eminemi i blen të gjitha biletat për filmin e tij, i shpërndan falas për adhuruesit e tij

Ai njihet për hitet e tij të mëdha dhe videoklipet e shumta, por tashmë ka konfirmuar talentin e tij për produksionet filmike.

Dhe, Eminemi ka promovuar siç është më së miri filmin e tij duke rezervuar të gjitha biletat e një kinemaje në Detroit për t’ua mundësuar adhuruesve në vendlindjen e tij që të shikojnë filmin falas këtë fundjavë.

eminemi i blen te gjitha biletat per filmin e tij i shperndan falas per adhuruesit e tij - Eminemi i blen të gjitha biletat për filmin e tij, i shpërndan falas për adhuruesit e tij

Fenomeni i repit ka rezervuar të gjitha biletat për të premtën dhe të shtunën, kështu që përkrahësit e tij më besnik mund të shikojnë komedinë satirike, e cila flet për betejat e hip hopit.

Filmi titullohet “Bodied” kështu shfaqet falas në Detroit.

Eminemi është bashkë producent në filmin më të ri të tij.

eminemi i blen te gjitha biletat per filmin e tij i shperndan falas per adhuruesit e tij 1 - Eminemi i blen të gjitha biletat për filmin e tij, i shpërndan falas për adhuruesit e tij

Filmi ka për protagonistë Calum Worthyn si Adamin dhe një student të ri i cili shkruan një temë diplome për betejat e repit duke përfunduar me zbulim të pasionit të tij të ri për këtë gjë.

Në film marrin pjesë edhe Jackie Long, Shoniqua Shondai, Walter Perez dhe Cahrlamagne Tha God.

/Telegrafi/