enca publikon prapaskenat e xhirimeve te klipit dua puthjet e ledhatimet me modelin portugez 560x416 - Enca publikon prapaskenat e xhirimeve të klipit “Dua” – puthjet e ledhatimet me modelin portugez
enca publikon prapaskenat e xhirimeve te klipit dua puthjet e ledhatimet me modelin portugez - Enca publikon prapaskenat e xhirimeve të klipit “Dua” – puthjet e ledhatimet me modelin portugez

Këngëtarja Enca Haxhia, në mars të këtij viti publikoi projektin muzikor “Dua”.

Ky klip u komentua shumë në media, krejt kjo falë skenave eksplicite që përmbante, në të cilat këngëtarja shfaqej shumë intime pranë një modeli portugez.

Megjithëse u komentua shumë, Enca asnjëherë nuk i publikoi për fansat prapaskenat e klipit.

Së fundmi, ajo vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, për t’iu treguar fansave se çfarë ka ndodhur gjatë xhirimeve.

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ky projekt, dhe këngëtarja ka sjell edhe dy këngë të reja pas tij, duket se prapëseprapë, ajo e ka gjetur më shumë veten te kënga “Dua”.

[embedded content]

Në videon e publikuar, Enca shfaqet në çaste intime duke u ledhatuar dhe puthur me modelin portugez.

“Sapo kuptova që nuk i kam publikuar asnjëherë prapaskenat e videoklipit ‘Dua’”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj videoje në Instagram. /Telegrafi/