Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.

Ajo e ka filluar karrierën shumë e vogël, ndërsa suksesin e arriti në moshë madhore, pas publikimit të disa hiteve të njëpasnjëshme.

Për të përshkruar karrierën e saj të gjatë në muzikë, një autor librash në Shqipëri ka vendosur të shkruajë një libër për jetën e këngëtares.

Këtë e ka bërë të ditur vet Enca përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ndër të tjerash ka zbuluar edhe titullin e këtij libri.

Lexo po ashtu:

“Selfmade” do të mbajë titullin ky libër, që përkthyer në shqip do të thotë “vetë-bërë”, dhe kjo fjalë përkon me faktin se si këngëtarja ka ndërtuar vet karrierën e saj muzikore.

enca zbulon titullin e librit qe flet per karrieren e saj - Enca zbulon titullin e librit që flet për karrierën e saj

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Një libër është shkruar për mua dhe karrierën time nga autori im i preferuar shqiptar. Kur të jetë koha e duhur, do të publikohet”, janë fjalët e Encës në Instagram.

Titulli i këtij libri biografik përmban gjithashtu edhe fjalët “Enca- dhe ëndrra, dhe guxim dhe triumf”. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com