wp24638561 560x416 - Era e re e krimit: DEEPWEB

Si çdo teknologji e re është vënë në dispozicion sjell të mira, por në të njëjtën kohë ajo sjellë edhe një sërë rrëziqesh dhe kërcënime për sigurinë .
Një epokë e re e krimit, një rrjet gobal i nëndhshëm i krimit të oranizuar ku kriminelet nga të gjitha anët e globit mund të bashkohen në nje njësi të vetme,
Kete e mundëson deepwebi pjesa e padukshme e internetit ku tregu i drogës, tregu i zi i armeve, vrasësit me pagesë dhe miliona dokumente sekrete mblidhen në një vend .

Pra cka është DEEPWEB-I ? Si funksionon? Si të kemi qasje në të? E edhe kërcënimet për sigurinë do i parasqesim në këtë artikull!

Çka është DEEPWEB-i ?

maxresdefault1 - Era e re e krimit: DEEPWEB

Bota e internetit e cila sot funksionon nga World Wide Web e ku përmes tij kemi qasje në siperfaqen e internetit (Google,Youtube ,Yahoo etj.) fsheh në vete dhe pjesën me te madhe te saj apo 98% te rrjetit, ne të cilin hyrja me kërkues standart (Google,Bing etj.) nuk është e mundur, njihet ndryshe edhe si rrjeti i thelle apo “Deepnet” apo rrjeti i padukshëm”the Invisible Web”, ku web faqet nuk janë te indeksuara e ku gjithqka funksionon në thellësine e saj dhe është transformuar në një treg të zi ku krimi kibernetik po fuksionon lirshem e për mrekulli.

Si ndahet DEEPWEB-i

103643665 darkweb3.600x4001 - Era e re e krimit: DEEPWEB

Pra Deepwebi ndahet në DeepWeb dhe pjesen me te thellë Darkweb apo rrjeti i zi.
The Dark Web (i quajtur edhe Darknet) është një pjesë e DeepWebit e cila jo vetëm që nuk është e indeksuar, por kjo gjithashtu kërkon diçka të veçantë që të ketë akses hyrjeje psh. programe specikfike softwerike për të fituar qasje.

The Dark Web shpesh ulet në krye të nën-rrjete të tjera, të tilla si Tor, I2P dhe FREENET, dhe shpesh lidhet me veprimtarinë kriminale të shkallë të ndryshme, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e drogës, pornografisë, vrasje me pages, hakimeve te ndryshme e deri tek blerja e dokumenteve konfidenciale.
Blerja e drogës, shërbimeve të hackerëve etj. mundsohet nga nje monedh specifike kibernetike e quajtur BITCOIN e cila e bënë sa me anonime blejren edhe funskionon si njësi monetare standard e tregut të zi virtual.
Gjithashtu në Darknet një pjesë e faqeve janë ekonomike ku mund te blihen monedha kibernetike, dhe pjesa tjeter që mund te qasemi ne tregun e zi .

Si të qasemi në Deepweb
Teknikisht nuk është një proces shumë kompleks, thjeshtë duhet insatlimi i disa programeve specifike (te developuara nga Tor), dhe më pas me keto programe kerkimi mund të qasemi në disa linqe(lidhje, vegëza) ku ipen udhëzime (p.sh. the hidenwiki ) për zhytjen direkte në deepweb dhe deri tek qasja në darknet, pasi qe nuk ka indeksim linqesh e vetëm shkëmbehen.
Hyrja në deepweb nuk rekomandohet nga ekspertët, sepse shumë lehtë mund te gjendemi në darkweb/darknet ku pornografia me fëmijë, drogat e vrasjet me pagesë ndër te tjera lehtësisht mund të na hapen dhe gjithashtu eksitojne dhe shumë mashtrime, pre e te cilave mund te jemi ne.

Rrëziqet dhe kërcënimet

a130bb80 5558 11e3  480971c11 - Era e re e krimit: DEEPWEB

Shumë debate janë hapur kohëve të fundit në lidhje me Deepweb-in, si mund të jemi te sigurt kur sa thjesht mund të blejm armë, drogë e deri tek pornogarafia me fëmijë? Pra po flasim për një rrjet te krimit kibernetik i cili po mundëson një botë të re krimi të vijë në jetë ku gjithqka është më e lehtë se kurr më parë, pra po flasim për një epokë të re të krimit kibernetik dhe një nga rreziqet me të mëdha për botën moderne.