rittt e1527082837582 780x4391 560x416 - Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA – çikat, imazhi i Kosovës në botë

Të gjithë janë njohur tashmë me suksesin e padiskutueshëm të shqiptarëve në Evropë dhe kudo në botë.

Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi e Era Istrefi janë ambasadoret më të mira të Kosovës.

Ato kanë bërë krenarë shqiptarët me suksese e tyre të vazhdueshme, ndërsa shkëlqimi më i fundit ishte ai i artistes kosovare Era Istrefi, e cila u zgjodh si interpretuesja e himnit për Kampionatit Botëror të Futbollit që mbahet në Rusi.

Dua Lipa në anën tjetër do të bëjë hapjen e ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve, e cila mbahet në Kiev të Ukrainës më 26 maj.

DUAAAA1 - Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA – çikat, imazhi i Kosovës në botë

Këtu nuk mund të harrojmë as Rita Orën, e cila iu bashkua UEFA-s për të promovuar futbollin për vajzat në Evropë.

ORA1 - Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA – çikat, imazhi i Kosovës në botë

E të gjitha këto suksese të çikave të Kosovës, faqja për promovimin ndërkombëtar të Kosovës, “Image of Kosovo”, i ka përmbledhur të treja në një imazh të titulluar “Hat-Trick”, fjalë e njohur si gërshetim i suksesit të të njëjtit lloj të tre personave.


Një fotografi e ngjashme me sloganin “Bac çikat na e zbardhen fytyrën”, ishte publikuar gjithashtu nga faqja “Image of Kosovo” për 10 vjetorin e Pavarësisë, ku të përfshira ishin Rita Ora, Dua Lipa dhe xhudistja Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/

kokk1 - Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA – çikat, imazhi i Kosovës në botë

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.