Faqja e njohur e futbollit, ‘Oh My Goal’ e cila ka 9 milionë ndjekës, ka postuar një video të talentit kosovar, Bebart Selmanit.
Talenti nga Kosova po cilësohet nga kjo faqe si Luka Modrici i ardhshëm mirëpo nuk është kjo nofka e vetme që Selmani ka marrur për gjatë këtyre viteve, ai madje edhe është cilësuar si Messi i ardhshëm.
Bebarti është vetëm 10 vjeçar, dhe vjen nga qyteti i Ferizajit e i cili është duke u trajnuar nga trajneri Arsim Prepolli, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu Bebart Selmani është kosovari i parë për të cilin ka postuar kjo faqe.
Jo shumë kohë më parë për talentin nga Kosova, kishte shprehur interesim edhe gjiganti gjerman, Borussia Dortmund.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.